Roli i prindërve në zhvillimin e fëmijëve

Shëndetësia

Roli i prindërve në zhvillimin e fëmijëve

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 07:28
Antigona Qenaj – Sejdiu

Marrëdhënia prind-fëmijë është ajo që ushqen zhvillimin fizik, emocional dhe shoqërorë të fëmijëve. Prindërit dëshirojnë atë që është më e mira për fëmijën e tyre dhe një marrëdhënie e fortë prind-fëmijë mund të ndihmojë të çojë në rezultate më të mira për fëmijët.

Është një lidhje unike që çdo fëmijë dhe prind do të mund ta shijojë dhe ushqejë. Kjo marrëdhënie hedh themelet për personalitetin e fëmijës, zgjedhjet e jetës dhe sjelljen e përgjithshme.

Emisioni “Foleja” këtë javë vizitoi laboratorin dhe kliniken “Olive”, ku takuan psikologen Antigona Qenaj – Sejdiu e cila tha se marrëdhënia prind-fëmijë mund të ndikojë në forcën e shëndetit të tyre shoqëror, fizik, mendor dhe emocional.

“Tradicionalisht të dy prindërit kanë pasur role të ndryshme në rritjen fëmijëve por prezenca e të dyve është shumë e rëndësishme në rriten e fëmijëve. Fëmijët të cilët rriten me të dy prindërit në familje, ku nuk kemi të bëjmë me raste të dhunës por në familje të shëndoshë, ata do të jenë fëmijë më të shëndetësim në aspektin e shëndetit mendor”, tha ndër të tjera Qenaj-Sejdiu.

Një problem që mund të ndikojë negativisht te fëmijët është edhe divorci i prindërve, janë pikërisht fëmijët ata që këtë periudhë e kalojnë me shumë probleme.

“Sigurisht divorci e prish atë fotografinë e familjes dhe kjo natyrisht nuk lë pasoja vetëm në fotografi, por pasojat i vë re secili fëmijë sa do që mundohen ta tejkalojnë dhe të ndjehen mirë pasi divorci ka ardhur si metoda e fundit, pasi mund të jetë përdorur dhunë, probleme në familje, dhe fëmija sikur çlirohet dhe ndjehet më i qetë kur nuk i dëgjon ato zhurma por mungesën e njërit prind do ta ndjejnë”, vijoi psikologja.

Fëmijët kanë nevojë për vëmendje, ata gjithsesi kërkojnë të marrin vëmendjen e prindërve. Njihni ndjenjat e fëmijës suaj, tregojuni atyre që i kuptoni dhe sigurohuni që jeni atje për t’i ndihmuar ata sa herë që kanë probleme.

Lidhja fillon me të dëgjuar. Provoni dhe shikoni gjërat nga këndvështrimi i fëmijës tuaj dhe nxitni respektin e ndërsjellë.

“Shohim një fenomen tjetër kur prindërit janë aty por me sytë në telefon ose televizor dhe shohim tentimin e fëmijëve për të marrë vëmendjen e prindërve dhe që nuk ia dalin dot sepse prindi nuk mund ta zhvendosë vëmendjen nga celulari ose televizioni. Është mirë të jemi pranë fëmijëve, të luajmë, t’i kuptojmë më mirë nevojat dhe bashkërisht të ndërtojmë familje të shëndetshme”, vijoi Qenaj-Sejdiu.

Dinamika e jetës sigurisht që na lë shumë pak kohë të lirë, por nuk ka asgjë më të mirë e më të rëndësishme sesa kohen ta kaloni me fëmijët tuaj është nevoje e dy anshme andaj prindërit duhet të kujdesen që në kohen e lirë të planifikojnë gjëra atraktive për ta dhe fëmijët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat