Alarmi i mjekëve: Një tjetër sëmundje seksuale po fiton rezistencë ndaj antibiotikëve

Shëndetësia

Alarmi i mjekëve: Një tjetër sëmundje seksuale po fiton rezistencë ndaj antibiotikëve

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 15:47
Ilustrim

Një tjetër krizë globale shëndetësore është në horizont, paralajmërojnë ekspertët e shëndetit, pasi antibiotikët po humbasin funksionin e tyre. Pas gonorresë, një tjetër sëmundje seksualisht e transmetueshme mund të bëhet e patrajtueshme, pasi ka filluar të fitojë rezistencë ndaj antibiotikëve.

Sifilizi mund të mos trajtohet më me antibiotikët aktualë. Pjesa më e madhe e rasteve me sifiliz trajtohen aktualisht me injeksione të penicilinës, shkruan ‘Shëndeti’. Por, një studim i ri ka zbuluar se një burim i ri, më agresiv, i këtij infeksioni ka filluar të përhapet më shumë dhe ka shumë pak mënyra për ta mbajtur nën kontroll atë. Janë dy lloje të zakonshme të sifilizit: Nichols and Street Strain 14 (SS14). Pas një analize që i bënë mostrave të sifilizit, hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Zyrihut zbuluan se 90% e mostrave të SS14¬Ω ishin rezistente ndaj antibiotikëve.

Vetëm në Angli, që prej vitit 2011 rastet me infeksion kronik bakterial janë shtuar me 71% që prej vitit 2011. Rastet me sifiliz gjithashtu janë rritur shumë. Mes viteve 2013-2014 rastet u shtuan me 15% dhe nga viti 2014¬2015 u shtruan me 19%, sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve. Sifilizi është një sëmundje kronike bakteriale, që mund të ngjitet nga të tjerët (është sëmundje seksualisht e transmetueshme). Në raste më të rralla, ajo mund të përhapet edhe nga puthja, si dhe nga aktiviteti seksual anal dhe oral. Ajo shkaktohet nga bakteri “treponema pallidum”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat