Efekti i akupunkturës në shëndetin e grave

Shëndetësia

Efekti i akupunkturës në shëndetin e grave

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 11:41
Ilustrim

Se akupunktura mund të ndihmojë në trajtimin e kushteve të caktuara shëndetësore tanimë kjo është një çështje e diskutueshme, pasiqë dy studime të reja mbi praktikën e lashtë kanë arritur në përfundime të përziera.

Një studim zbuloi se gratë me probleme të mosmbajtjes së urines (Inkontinenca) të cilët urinojnë pa dashje kur kolliten, teshtijnë, qeshin apo ushtrojnë – mund të përfitojnë nga akupunktura.

Por studimi tjetër i cili u morr me akupunkturën midis grave me një lloj infertiliteti, sugjeroi që kjo praktikë nuk i rrit shanset e këtyre grave për të pasur fëmijë.

Të dy studimet u zhvilluan në Kinë dhe janë publikuar në revistën JAMA.

“Këto studime hedhin dritë të re se kur duhet e nuk duhet të shqyrtojmë mundësinë e përdorimit të akupunkturës”, shkruan Dr. Josephine Briggs dhe David Shurtleff, nga Qendra Kombëtare e Shëndetit Kompletues dhe Integrues të SHBA-ve.

Hulumtimet që janë bërë deri më tani në akupunkturë kanë treguar se, përgjithësisht, përfitimet nga ajo janë të kufizuara në rezultate që janë subjektive, siç është dhimbja, shkruajnë Briggs dhe Shurtleff.

Pritshmëritë pozitive të njerëzve dhe siguria që ata ndjejnë nga procedura, mund të kontribuojnë në përfitimet.

“Është e qartë se këto praktika të lashta po ndihmojnë të zbulojnë kompleksitetin e lidhjeve mes mendjes dhe trupit”, theksuan këtë dy studiues.

Në të dyja studimet e reja, u  aplikuan metoda të rrepta shkencore për të provuar efektet e akupunkturës.

Në studimin e parë, u caktuan 504 gra me mosmbajtje urinare për të bërë “electroacupuncture”, akupunkturë kjo e kombinuar me stimulim elektrik e cila është një version i procedurës që nuk pritet të ketë përfitime.

Në gratë që pranonin elektroakupunkturën, studiuesit, nga Akademia e Shkencave Mjekësore të Kinës në Pekin, u aplikua një rrymë elektrike e dobët (jo aq e fortë sa të shkaktonte dhimbje) tek gjilpërat e akupunkturës.

Në përfundim të studimit, pjesëmarrësit në grupin e elektroakupunkturës kishin një rrjedhje shumë më të vogël të urinës gjatë testit të stresit që zgjati rreth një orë (rreth 10 gram më pak urinë) në krahasim me rrjedhjen e tyre në fillim të studimit

Gjetjet sugjerojnë se për gratë me mosmbajtje urinare akupunktura “mund të jetë një mundësi e arsyeshme për të eksploruar”.

Në studimin e dytë, kërkuesit në Universitetin Heilongjiang të Mjekësisë Kineze në Harbin, Kinë, shqyrtuan nëse akupunktura mund të ndihmojë gratë me sindromin policistik ovarian (PCOS), një shkak i zakonshëm i infertilitetit, për të pasur  fëmijë. Në gratë me PCOS, vezoret nuk lëshojnë vezë gjatë ciklit menstrual.

Hulumtuesit testuan 1,000 femra me PCOS në  katër grupe: Një grup aplikoi akupunkturë së bashku me një ilaç për plleshmëri dhe citrate clomiphene, në grupin tjetër u bë akupunkturë e rrjeshme së bashku me citratin clomiphene; Akupunktura e tretë u bë bashkë me ilaçin placebo, dhe grupi i fundit mori akupunkturë të rrejshme plus me një bari placebo.

Gjatë studimit, që u zhvillua nga viti 2012 deri në vitin 2015, rreth 200 prej grave lindën. Siç pritej, gratë që morën ilaçin e fertilitetit kishin një normë më të lartë të lindjeve sesa ata që morën barin placebo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat