Udhëzim i ri: Pilula për pas një dite nuk ka efekt nëse… - Bota Sot
Udhëzim i ri: Pilula për pas një dite nuk ka efekt nëse…

Shëndetësia

Udhëzim i ri: Pilula për pas një dite nuk ka efekt nëse…

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Femrat të cilat pinë pilulën për një ditë më vonë do të duhej të merrnin dozë të dyfishtë, nëse pinë ilaçe të tjera, thonë ekspertët.

Pilula për një ditë më vonë përmban progesteron levonorgestrel, substancë e cila pengon që qeliza e ngjizur vezore eventualisht të zhvillohet në mitër.

Mirëpo, kur kombinohet kontracepsioni postkoital me disa ilaçe, duke përfshirë edhe ato me bazë bimore për zbutjen e stresit, zvogëlohet efikasiteti i hormoneve që pengon zhvillimin e vezës qelizore të ngjizur në mitër.

Me fjalë të tjera, këto ilaçe zvogëlojnë efikasitetin e pilulës të cilën e pini për një ditë më vonë, duke shtuar shanset që të ndodhë shtatzënia e padëshiruar pas marrëdhënies seksuale.

Në udhëzimin e ri këshillohen femrat që, nëse përdorin ndonjë ilaç tjetër, në vend të një pilule të pinë dy, në mënyrë që të jenë më të sigurta në efikasitetin e kontracepsionit urgjent.

Shkencëtarët anglezë thonë që damat të cilat marrin ilaçe kundër epilepsisë, tuberkulozit, HIV-it, infeksioneve kërpudhore, si edhe ilaçe me bazë bimore, do të duhej të merrnin dozë të dyfishtë të kontracepsionit poskoital.

Pra, e ashtuquajtura pilulë për pas një dite mund të pengojë shtatzëninë e padëshiruar, nëse pihet deri në tri ditë pas seksit.

Nëse ju merrni këtë medikament dhe ngeleni shtatzënë  nuk ka asnjë rrezik për fetusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...