Aritmia mund të shkaktojë sulm në tru - Bota Sot
Aritmia mund të shkaktojë sulm në tru

Shëndetësia

Aritmia mund të shkaktojë sulm në tru

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 23:37
Foto

Dy kategori kryesore të aritmisë janë takikardia në të cilën zemra është shumë e shpejtë dhe bradikardia në të cilën zemra troket shumë ngadalë.

Aritmia kardiake është një sëmundje e njerëzve të të gjitha moshave dhe për shkak të pasojave të saj të përhapura, serioze të neglizhencës dhe kostove të kujdesit paraqesin një problem madhor shëndetësor publik,

Forma më e zakonshme e saj është fibrilacioni atrial. Njerëzit me këtë gjendje kanë një rrezik në rritje të ndërlikimeve kërcënuese për jetën, ndër të cilat më e rrezikshme është sulmi në tru.

Fibrilacioni atrial, aritmia më e zakonshme kardiake, karakterizohet nga shkalla e parregullt dhe e shpejtë e zemrës. Shpesh lidhet me moshën dhe prek njerëzit e moshës 40-vjeç e lart dhe është më e zakonshme në mesin e meshkujve.

Ajo do të zhvillohet gjatë jetës në një në katër persona mbi 40-vjeç dhe njëherësh është një epidemi e re e mijëvjeçarit nga e cila vuajnë më shumë se 11 milionë banorësh në Evropë.

Simptomat më të zakonshme të gjendjes janë lodhja, mungesa e ajrit,  marramendje, ankthi dhe dhimbje në gjoks.

Nëse sëmundja njihet në kohë, komplikimet e rrezikshme mund të shmangen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...