Edhe pas disa orësh vazhdojnë problemet në Facebook,Instagram dhe Whatsapp

Shkencë & Teknologji

Edhe pas disa orësh vazhdojnë problemet në Facebook,Instagram dhe Whatsapp

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 00:00
Facebook

Shumë njerëz anembanë botës janë duke u përballur me probleme me rrjetin social Facebook, Instagram dhe Whatsapp.

Edhe pse kanë kaluar disa orë nga këto probleme, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë.

Madje problemi kryesor qëndron të mos hapja e fotografive dhe video-ve, ato ngarkohen por në fakt askush nuk mund të shoh se çfarë është postuar.

Një nga zëdhënësit e Facebook-ut ka deklaruar se problemet janë shkaktuar nga një çështje e mirëmbajtjes.

“Gjatë një operacioni tonë të mirëmbajtjes rutinë, ne kemi nxitur një çështje që më pas shkaktoi vështirësi. Po punojmë që gjërat të kthehen në normalitet sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe ne kërkojmë ndjesë për shqetësimin”, tha ai.

Tutje ai tha se janë duke marrë njoftime të shumta lidhur me problemet.

“Po punojmë për ta rregulluar dhe do të kemi përditësime sa më shpejtë të jetë e mundur”, shtoi ai.

Probleme të ngjashme Facebook dhe dy rrjetet tjera sociale patën gjatë muajit mars, e që u njohën si rëniet më të gjata nga sistemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat