Android Auto ka probleme të mëdha me Android 11

Shkencë & Teknologji

Android Auto ka probleme të mëdha me Android 11

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Nëse përdorni Android Auto për të luajtur muzikë dhe mbështetur në navigim. Sipas raportimeve në forumet e Google dhe Reddit, Android 11 ka probleme të mëdha me Android Auto.

Ato variojnë nga probleme me audion, tek muzika, thirrje të cilat nuk kalojnë nëpër altoparlantët stereo dhe mungesa e tingujve të njoftimeve.

Google pranoi se aplikacioni Calendar mungonte për disa përdorues do të rikthehej me Android Auto 5.6.

Ka pasur edhe raste kur Android Auto ka detyruar rindezjen e telefonëve si Pixel 3 XL apo edhe resetimin e tyre për ti rikuperuar.

Një zgjidhje e problemeve është çaktivizimi i skanerit të pajisjeve Bluetooth në telefon.

Nuk është diçka e pazakontë që versionet e reja Android të mos kenë probleme në ditët e para. Por në Android Auto ato janë me të vërtetë akute.

Në një situatë të tillë zgjidhja e vetme është të prisni ca për një përditësim në aplikacionin Auto dhe përditësimin e Android 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat