Elon Musk beson se makinat elektrike do të dyfishojnë konsumin e elektricitetit global

Shkencë & Teknologji

Elon Musk beson se makinat elektrike do të dyfishojnë konsumin e elektricitetit global

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:46
Elon Musk

Shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk tha ditën e Marte se konsumi i elektricitetit do të dyfishohet nëse makinat në mbarë botën elektrifikohen duke rritur nevojën për të zgjeruar kapacitetet e energjisë nukleare, diellore, gjeotermike dhe të erës.

Rritja e nevojës për energji të rinovueshme është një sfidë e madhe ndërsa makinat po kalojnë në tranzicionin nga motorët me djegie të brendshme në motorë elektrik fuqizuar nga bateritë.

Ky tranzicion sipas Musk mund të realizohet në dy dekadat e ardhshme. “Do të duhen edhe 20 vite të tjera që të jemi plotësisht elektrikë” tha ai për gazetën Gjermane Bild.

Në momentin që makinat elektrike të jenë standarde, do të kemi nevojë për burime energjie por edhe kapacite për ruajtjen e tyre që me shumë gjasa do të jetë përmes teknologjisë së baterisë tha ai.

Tesla po përgatitet të ndërtojë gigafabrikën e katërt në Evropë, konkretisht në Gjermani. “Turbinat më të mira të erës janë prodhuar në Gjermani” tha Musk. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat