Trupi qiellor në orbitën e Tokës zbulohet se është një raketë 54-vjeçare

Shkencë & Teknologji

Trupi qiellor në orbitën e Tokës zbulohet se është një raketë 54-vjeçare

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:14
Orbita e Tokës

Administrata Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore e SHBA-së (NASA) njoftoi se trupi qiellor në orbitën e Tokës është një pjesë e një rakete të lëshuar në Hënë 54 vite më parë.

Në një deklaratë nga NASA thuhet se trupi qiellor që u zbulua në shtator është pjesa e sipërme e raketës Centaur, e cila ka transportuar anije Surveyor 2 të dërguar në Hënë në vitin 1966.

Objekti me gjatësi 10 metra dhe gjerësi 3 metra është konfirmuar që i përket raketës me teleskopin me infra të kuqe në Hawaii.

Astronomi Paul Chodas, një nga ekspertët e NASA-s kishte pretenduar se objekti, i cili në fillim ishte klasifikuar si meteor, mund të ishte pjesë e raketës Centaur.

Pjesa e raketës hyri në orbitën e Tokës dhe filloi të rrotullohet në një drejtim të parregullt duke iu afruar Tokës rreth 50.476 kilometra.

Objekti parashikohet se do të dalë nga orbita e Tokës në mars të vitit të ardhshëm dhe se do të kthehet në orbitën e tij përreth Diellit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat