Google zbulon termat më të kërkuara gjatë 2020

Shkencë & Teknologji

Google zbulon termat më të kërkuara gjatë 2020

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Mbase kushdo që lexon këtë shkrim përdor Google për të gjetur gjëra në internet. Dhe nëse jeni prej tyre, atëherë keni kontribuuar në këtë listë të përpiluar nga Google për termat më të kërkuara të 2020.

Disa prej termave më të kërkuar në internet gjatë vitit 2020 mund t’ju surprizojnë e disa janë krejt të arsyeshme. Gjithësesi është interesante të shohim sesi ka shkuar një vit i tërë dhe për çfarë janë interesuar njerëzit më së shumti.

10 termat më të kërkuar në Google gjatë 2020

Coronavirus

Election Results

Kobe Bryant

Zoom

IPL

India vs New Zeland

Coronavirus Update

Coronavirus Symptoms

Joe Biden

Google Classroom.

Siç mund të keni imagjinuar, internet këtë vit ka qenë i gjithi i përmbytur në informacione për koronavirusin. Plot 3 nga 10 termat më të kërkuar kanë të bëjnë me pandeminë.

Temë tjetër e rëndësishme e kërkimit gjatë 2020-ës kanë qenë zgjedhjet presidenciale në SHBA. Edhe sportet kishin vendin e tyre siç humbja tragjike e Kobe Bryant apo ndeshjet mes Indisë dhe Zelandës së Re.

Listën e plotë të termave më të kërkuara të 2020-ës e gjeni në faqen e Google. Për fat të keq Shqipëria nuk është pjesë e kësaj liste. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat