Sistemet qeveritare Amerikane kolapsojnë përballë një sulmi kibernetik të paprecedent

Shkencë & Teknologji

Sistemet qeveritare Amerikane kolapsojnë përballë një sulmi kibernetik të paprecedent

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një urdhër emergjence ditën e Hënë pasi zbuluan një hakim të departamenteve të thesarit dhe tregtisë.

Të gjitha agjencive federale u është kërkuar të shkëpusin kompjuterët e tyre nga interneti. Shtetet e Bashkuara nuk kanë identifikuar se kush është pas sulmit.

Incidenti vjen më pak se një javë nga sulmi kibernetik ndaj FireEye, një firmë elitare e sigurisë kibernetike e cila tha se janë vjedhur mjetet e saj të hakimit.

Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturave thanë se sulmi ka potencialin për të kompromentuar të gjitha sistemet qeveritare. Firma e teknologjisë SolarWinds, e cila ka zhvilluar mjetin i cili po shfrytëzohet për të hakuar sistemet Amerikane, tha se përdoruesit duhet të përditësojnë menjëherë për të mbyllur një dobësi sigurie në softuerin e saj.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters dhe burimeve të afërta me çështjen, Rusia është përgjegjëse për sulmet kibernetike. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Facebook, Ministrija e Jashtme Ruse i përshkroi akuzat si të pabaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat