Microsoft ngre alarmin pas sulmit të hakerëve Rusë

Shkencë & Teknologji

Microsoft ngre alarmin pas sulmit të hakerëve Rusë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:53
Microsoft

Presidenti i Microsoft Brad Smith paralajmëroi se hakimi i gjerë që ka nisur ndaj softuerit Orion IT të SolarWinds po vijon dhe një hetim ka zbuluar se është një prej sulmeve më të jashtëzakonshme për nga shtrirja, sofistikimi dhe impakti që ka pasur.

Sulmi theu sistemet e sigurisë së agjencive federale në SHBA dhe besohet se është ndërmarrë nga hakerët shtetërorë së sponsorizuar nga Rusia.

Smith e quajti sulmin si një moment reflektimi dhe nuk vuri në dyshim besimin e Microsoft sesa i rrezikshëm është.

“Është një akt që ka krijuar një pasiguri në SHBA dhe mbarë botën,” tha Ai. Për të ilustruar sesa i përhapur është sulmi ai tregoi një hartë të Microsoft Defender me versionin e softuerit Orion të hakuar që është instaluar.

Mëse 40 konsumatorë janë shënjestruar nga hakerët dhe 80% e tyre janë në SHBA por edhe në vende të tjera si Kanada, Meksikë, Belgjikë, Spanjë, Britani, Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Hetimet po vijojnë ndërsa FBI është në alarm.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se Microsoft është hakuar por ky i fundit mohoi spekulimet. Microsoft i është përgjigjur sulmit që prej 13 Dhjetorit duke bllokuar versionet të SolarWinds Orion që përmbanin maluerin. Së bashku me koalicion kompanish teknologjike kanë vënë nën kontroll një domain që ka luajtur rol kyç për përhapjen e sulmit ndaj SolarWinds. 425 kompani që janë pjesë e Fortnute 500 përdorin teknologjinë e SolarWinds.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat