Cyberpunk 2077 adreson disa prej probleme më shqetësuese

Shkencë & Teknologji

Cyberpunk 2077 adreson disa prej probleme më shqetësuese

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 08:52
Cyberpunk 2077

Cyberpunk 2077 ende po përpiqet të rikuperojë startin e tmerrshëm që pasi me problemet e shumta dhe ankesat e lojtarëve janë dëgjuar. Zhvilluesi i lojës CD Projekt me përditësimin 1.06 eliminoi disa prej problemeve më irrituese të lojës.

Në konsola loja duhet të ketë më pak dështime për shkak të përmirësimit të menaxhimit të memories dhe stabilitetit. Karakteri i njohur si Dum Dum gjithashtu nuk do të zhduket në mesin e lojës siç kanë raportuar disa përdorues.

Listën e plotë të ndryshimeve e gjeni të publikuar në uebsajtin e Cyberpunk 2077.

Më 13 Dhjetor kompania premtoi dy përditësime të mëdha në Janar dhe Shkurt për të adresuar performancën e dobët në PS4 dhe Xbox One në veçanti por gjithashtu tha se do të rregullonte problemet e vogla sa më parë të jetë e mundur.

Deri tani zhvilluesi ka dërguar tre përditësime, 1.04, 1.05 dhe tani 1.06. edhe pse ka ofruar rimbursim për lojtarët e zhgënjyes, nuk ka ndikuar aspak në suksesin e lojës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat