Helmohet për vdekje zhvilluesi i lojës Game of Thrones

Shkencë & Teknologji

Helmohet për vdekje zhvilluesi i lojës Game of Thrones

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:53
Game of Thrones

Një manjat i teknologjisë i cili vdiq ditën e Krishtlindjeve, është helmuar tha policia e Shangai.

39 vjeçari Lin Qi, shefi ekzekutiv i krijuesit të lojërave Yoozoo njohur për lojën strategjike Game of Thrones: Winter is Coming.

Policia e Shangai tha se një prej të dyshuarve për helmimin e Lin është një koleg i tij. Pasuria e Lin llogaritet të ketë qenë 1 miliardë dollarësh.

Biznesmeni ishte një yll i tregut fitimprurës të gaming e madje kishte tentuar të hynë edhe në industrinë e filmografisë.

Ai themeloi Yoozoo në 2009 dhe me sukses arriti ta dërgonte atë drejt majave të industrisë gaming. Sipas deklaratave të lëshuara nga policia, Lin është helmuar.

U dërgua me shpejtësi në spital ku u tha se ishte në gjendje të qëndrueshme. Por gjërat morën një kthesë dramatike ditën e Premte kur kompania tha se themeluesi i saj kishte vdekur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat