Signal dhe Telegram raportojnë rritjen të ndjeshme përdoruesish për shkak të WhatsApp

Shkencë & Teknologji

Signal dhe Telegram raportojnë rritjen të ndjeshme përdoruesish për shkak të WhatsApp

Më: 9 janar 2021 Në ora: 00:16
Telegram

Aplikacionet Singal dhe Telegram raportuan rritjen të papritur të numrit të përdoruesve menjëherë pasi rivali më i madh WhatsApp përditësoi termat e shërbimit duke shkaktuar debat.

WhatsApp, që përdor teknologjinë e enkriptimit të Signal, lançoi ditën e Mërkure termat e rinj të shërbimit duke ju kërkuar përdoruesve që të ndajnë informacionet e tyre me rrjetin social Facebook ose të ndalojnë së përdoruri aplikacionin.

Disa aktivistë të privatësisë kërkuan përdoruesve që të kalojnë në aplikacione si Signal dhe Telegram. Popullariteti i Signal u rrit më tutje pasi u lavdërua edhe nga Elon Musk për ndjekësit e tij në rrjetin social Twitter por edhe bosi i këtij të fundit Jack Dorsey.

Mëse 100 mijë përdorues instaluan Signal në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google në dy ditët e fundit. Telegram pati 2.2 milionë shkarkime sipas firmës analitike Sensor Tower.

Instalimet e reja të WhatsApp ranë me 11% në 7 ditët e para të 2021 krahasuar me javët e kaluara por ende sipas Sensor Tower kishte 10.5 milionë shkarkime globalisht. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat