NASA-s në kërkim të sekreteve të universit me misione të lira

Shkencë & Teknologji

NASA-s në kërkim të sekreteve të universit me misione të lira

Më: 9 janar 2021 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

NASA kërkon të dijë sekretet e universit dhe po planifikon disa misione për t’i mësuar ato.

Agjencia Hapësinore Amerikane ka ngritur një program të ri, të quajtur “Pionierët”.

Programi do të planifikojë katër misione astrofizike, të cilat do të kërkojnë të mësohet çfarë e bën të mundur ekzistencën e universit.

Shkencëtarët po kërkojnë të eksplorojnë fenomene si zhvillimi i galaksisë, ekzoplanetet dhe bashkimin e yjeve.

Këto janë të gjitha ide të mëdha shkencore, por NASA planifikon që të t’i realizojë ato me çmim të ulët, maksimumi 20 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat