Core i9-11900K është procesori më i fuqishëm i Intel për 2021

Shkencë & Teknologji

Core i9-11900K është procesori më i fuqishëm i Intel për 2021

Më: 12 janar 2021 Në ora: 16:57
Core i9

Procesori flagship i Intel për 2021 është Core i9-11900K i cili do të dalë në shitje në tremujorin e parë të vitit. Prodhuesi i çipeve tregoi atë çfarë po vjen këtë vit në konferencën CES.

Core i9-11900K ka 50% më shumë performancë grafike dhe 19% më shumë instruksione për cikle (IPC).

Me 8 bërthama dhe 16 threads, Core i9-11900K  ka frekuencë maksimale deri në 5.3Ghz. procesori ka mbështetje për memorien RAM DDR4 3200Mhz, një total prej 20 linjash PCIe 4.0.

Image

Intel nuk dha informacione dhe datës së shitjeve e as kostos që do të ketë. Pavarësisht se është gjenerata e 11-të, çipet e reja Rocket Lake-S janë teknikisht çipe 14-nanometër, pra nuk përdorin arkitekturën 10-nanometër.

Megjithatë kanë bërthamat e reja Cypress Cove të cilët sjellin përmirësime nga dizajnët 10-nanometër tek prodhimi 14-nanometër. Kështu Intel ka rritur shpejtësinë dhe sjellë grafikat e integruara Intel Xe.

Sipas Intel kalimi nga konfigurimi me 10 bërthama dhe 20 threads të Core i9-10900K në 8 bërthama dhe 16 threads në Core i9-11900K është për shkak se çipet 10-nanometër mund të akomodojnë aktualisht vetëm 8 bërthama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat