Themeluesi i Alibaba rishfaqet në publik pas disa muajsh mungesë

Shkencë & Teknologji

Themeluesi i Alibaba rishfaqet në publik pas disa muajsh mungesë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 13:19
Jack Ma

Jack Ma doli për herë të parë në publik pas disa muajsh ndërsa perandoria e tij teknologjike po përballet me presione nga autoritetet Kineze.

Miliarderi themelues i Alibaba u shfaq ditën e Mërkure në një video të publikuar nga media shtetërore Kineze. Ai po fliste me mësuesit e zonave rurale të Kinës si pjesë e një evenimenti filantropik.

Videoja u publikua online nga Tianmu News, një filial i gazetës shtetërore të Zhejiang. Kjo e fundit është provincë e Hangzhou, qyteti ku zyrat qendrore të Alibaba janë.

Ma nuk është shfaqur në publik që prej Tetorit, një javë përpara se grupi i tij Ant të dilte në bursë por që më pas u anulua falë bllokimit nga rregullatorët Kinez.

Në videon e paraqitur që thuhet se është filmuar të Mërkurën e javës që lamë pas, Ma u tregon mësuesve se janë anuluar festimet për shkak të Covid-19.

Zhdukja e papritur e Ma është bërë objekt spekulimesh në javët e fundit. Ai kishte akuzuar autoritetet se po pengojnë inovacionin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat