Bitcoin fundoset 30 për qind nga niveli rekord

Shkencë & Teknologji

Bitcoin fundoset 30 për qind nga niveli rekord

Më: 22 janar 2021 Në ora: 13:28
Foto Ilustrim

Bitcoin fundoset 30 për qind nga niveli rekord

Kripto-valuta më e madhe në botë, bitcoin, vazhdoi të zhytej dhe tregtohej me një çmim nën 30.000 dollarë, pas një rritje marramendëse të vlerës vitin e kaluar.

Monedha digjitale ra 17 për qind në 29,246 dollarë të enjten, duke zhdukur rreth 100 miliardë dollarë nga tregu, sipas Koindesk.

Me rënien e fundit, vlera e bitcoin u fundos me mbi 30 për qind krahasuar me nivelin rekord prej 41.940 dollarë të regjistruar në fillim të këtij muaji.

Analistët thonë se arsyet e rënies së fortë të djeshme nuk janë të qarta dhe se kjo vetëm konfirmon paqëndrueshmërinë e theksuar të kësaj valute digjitale, e cila është bërë një investim popullor në vitet e fundit, megjithëse zbatimi i saj aktual është ende i kufizuar.

Bitcoin regjistroi një rritje prej mbi 300 për qind në vitin 2020, duke e përfunduar vitin pikërisht në nivelin në të cilin është aktualisht.

Ethereum, monedha e dytë më e madhe digjitale pas bitcoin, ra edhe më shumë të enjten, me 22 për qind në 1,053.8 dollarë. Sipas KoinDesk, vlera e tij tani është 27 për qind më e ulët se niveli më i lartë i regjistruar në fillim të kësaj jave. Ethereum kërceu 471 për qind vitin e kaluar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat