Elon Musk në telashe, fluturimi hapësinor i SpaceX ka shkelur rregullat

Shkencë & Teknologji

Elon Musk në telashe, fluturimi hapësinor i SpaceX ka shkelur rregullat

Më: 31 janar 2021 Në ora: 14:08
Fluturimi hapësinor i SpaceX ka shkelur rregullat

Elon Musk dhe kompania e tij e udhëtimeve hapësinore SpaceX janë në telashe. Reuters bën me dije se udhëtimi hapësinor i kryer kohët e fundit nga SpaceX me raketën Starship ka shkelur kushtet e licencës që i është dhënë nga Agjencia Federale e Aviacionit.

Lidhur me këto shkelje të pretenduara është nisur një hetim. Po ashtu kompania akuzohet se ka refuzuar t’u përmbahet kushteve që i janë caktuar në licencën për udhëtimet në hapësirë.

Nga ana tjetër kompania e Elon Musk, SpaceX ende nuk ka një përgjigje për këto akuza që janë bërë në drejtim të saj.

Udhëtimi i parë i raketës Straship ishte një provë, pasi kompania donte të testonte nëse do të arrini n lartësinë 41 mijë meta apo jo.

Me anë të raketës Starship, kompania e miliarderit Elon Musk synon që të transportojë njerëz dhe 100 tonë ngarkesë në misionet e saj të ardhshme në Hënë dhe në Mars. Tashmë pritet si do të vijojnë hetimet për Musk dhe kompaninë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat