Google kërkon të parandalojë gjurmimin e përdoruesve të Android

Shkencë & Teknologji

Google kërkon të parandalojë gjurmimin e përdoruesve të Android

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 17:22
Google

Google po eksploron idenë e një funksioni kundër gjurmimit në Android ngjashëm me atë që po lançon Apple në iOS 14.5 sipas një raporti të Bloomberg.

Gjiganti i teknologjisë thuhet se është në fazat e para të zhvillimit opsioneve të cilat do të kufizojnë grumbullimin e të dhënave dhe gjurmimin e aplikacioneve për sistemin operativ. Megjithatë do të zhvillojë një zgjidhje më pak strikte sesa Apple në mënyrë që të mos dëmtojë partnerët reklamues.

App Tracking Transparency zhvilluar nga Apple ju kërkon zhvilluesve të marrin leje përdoruesve për grumbullimin e informacioneve si numri i identifikimit për reklamuesit.

Me këtë numër identifikimi, reklamuesit mund të gjurmojnë aktivitetin e përdoruesve në aplikacione dhe uebsajte duke ju dërguar reklama të shënjestruara.

Ishte planifikuar që Apple ta vinte në funksion politikën e re me iOS 14 po vendosi ta shtyjë për tu dhënë zhvilluesve më tepër kohë. Jo të gjithë janë të kënaqur me këto masa dhe Facebook është një prej tyre madje duke ju kërkuar përdoruesve të pranojnë gjurmimin për arsye reklamimi.

Google po mendon implementimin e një funksioni të ngjashëm por pa dëmtuar reklamuesit dhe as konsumatorët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat