Crossplag, teknologjia që identifikon plagjiaturën në 20 gjuhë të botës

Shkencë & Teknologji

Crossplag, teknologjia që identifikon plagjiaturën në 20 gjuhë të botës

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 16:10
Crossplag

Crossplag u shpall fitues i çmimit të parë të Uplift Albania në Demo-Day pas 4 muajve program mentorimi me mbi 50 ekspertë të fushës nga mbarë Evropa.

Në kërkim të krijimi të një platformë e cila kapërcen sfidat e gjuhëve të ndryshme drejt identifikimit të përkthimeve dhe plagjiaturës, u themelua Crossplag, një spin-off nga Platforma Akademia.

Në 2018-ën u lançua versioni i parë i teknologjisë së Crossplag për gjuhën Shqipe kur universitetet dhe hulumtuesit mund të kontrollojnë punën e tyre nëse është brenda etikës akademike dhe të publikimit.

Ndërsa versioni i parë adreson plagjiaturën vetëm në gjuhën Shqipe, Crossplag ka sjellë një revolucion në industri me identifikimin e plagjiaturës në 20 gjuhë të ndryshme.

“Crossplag™ është themeluar si rezultat i nevojave në tregun shqip-folës, ku përgjatë kohës që kemi zhvilluar Platformën Akademia kemi kuptuar që rreziku kryesor ndaj integritetit akademik qëndron tek shkrimet e përkthyera nga gjuhët tjera dhe jo aq huazimet nga literatura në gjuhën shqipe,” tha themeluesi Besart Kunushevci për PCWorld.al

Crossplag ka një ndërfaqe user-friendly dhe një saktësi të lartë në identifikimin e teksteve të ngjashme. Mjafton që të ngarkoni në platformë një dokument apo letër kërkimore dhe sistemi i Crossplag analizon për të gjetur ngjashmëri dhe identifikuar plagjiaturën më komplekse siç është përkthimi.

Është vlerësuar nga hulumtues së Rrjetit Evropian për Integritetin Akademike (ENAI), një institucion dedikuar aplikimit të integritetit akademik mes hulumtuesve dhe studentëve.

“Këtë teknologji që sot Crossplag™ e ofron për tregun ndërkombëtar e kemi vendosur në dispozicion për vlerësim nga hulumtues më të shquar të fushës të cilët kanë vlerësuar se teknologjia që ne përdorim është e vetmja e këtij lloji në këtë industri në gjithë botën,” tha Besarti.

Crossplag mund të identifikojë plagjiaturën e përkthimit, plagjiaturën nga një burim, plagjiaturën nga burime të ndryshme dhe plagjiaturën “copy-paste.” Platforma ofrohet me një çmim modest prej 1.99 euro për 1,000 fjalë të analizuara.

“Në rrugëtimin tonë ne jemi fokusuar që të shërbejmë studentët, hulumtuesit dhe shtëpitë botuese si segmentet kryesore që kanë këtë problem për të verifikuar se shkrimet apo publikimet e tyre janë origjinale dhe jo të huazuara,” vijoi Besarti.

Teknologjia e Crossplag është vlerësuar ndërkombëtarisht dhe identifikon plagjiaturën në 20 gjuhë të ndryshme. Aktualisht posedon arkiva me 20 miliardë shkrime dhe 500 milionë dokumente ndërsa sistemi mund të analizojë 1,000 fjalë brenda 100 sekondave.

Crossplag ofron mbështetje për dokumente si Microsoft Word, PDF, Rich Text, Plain Text dhe PTT. Aktualisht kompania ofron disa plane siç është Pay as you Go që kushton 9.95 euro për 5000 fjalë, Bundle që kushton 99.95 euro për 100,000 fjalë si dhe plane të veçante për institucionet.

Këtë teknologji që sot Crossplag™ e ofron për tregun ndërkombëtar dhe ka vendosur në dispozicion për vlerësim nga hulumtues më të shquar të fushës të cilët kanë vlerësuar se teknologjia që përdor është e vetmja e këtij lloji në këtë industri në gjithë botën.

Duke folur për eksperiencën në akseleratorin e startupeve Uplift Albania Besarti u shpreh: “Eksperienca në Uplift Albania është me të vërtetë e jashtëzakonshme sepse që të gjithë ata që janë të përfshirë nga themeluesit e startupeve, mentorëve, stafit të Uplift Albania dhe mbështetësit mund të vërehet një energji inkurajuese dhe pozitive.”

Ai vlerësoi takimet e shumta me mentorët e Uplift si një vlerë e shtuar të cilët bartin me vete një historik të gjatë të eksperiencave në industri të ndryshme dhe secili prej tyre ka kontribuar shumë në zhvillimin e secilin prej startupeve pjesëmarrëse.

“Tek Uplift Albania kemi aplikuar me qëllim që të sfidohemi në një proces konkret të akselerimit ku ne vendosëm së qëllim që të takonim sa më shumë njerëz dhe të merrnim sa më shumë këshilla se si mund ta lançojmë me sukses produktin tonë në tregjet ndërkombëtare.”

Crossplag u shpall fitues i çmimit të parë të Uplift Albania në Demo-Day pas 4 muajve program mentorimi me mbi 50 ekspertë të fushës nga mbarë Evropa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat