Telefonët shumë popullor të rangut të mesëm të Samsung me ekrane 90 dhe 120Hz

Shkencë & Teknologji

Telefonët shumë popullor të rangut të mesëm të Samsung me ekrane 90 dhe 120Hz

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustruese

Samsung është pranë rifreskimit të dy smartfonëve më popullor të rangut të mesëm: Galaxy A52 dhe Galaxy A72.

Një raport i fundit nga SamMobile thotë se smartfonët do të kenë ekrane me frekuencë të lartë rifreskimi. Është një opsion shumë i mirëpritur duke qenë se këto lloj ekranesh janë ofruar kryesisht në rangun e lartë.

Me pak fjalë animacione dhe efekte më të ëmbla sesa ofron aktualisht ekrani 60Hz prezent tek këto dy modele.

A52 dhe A72 do të shiten në versione LTE dhe 5G. Modelet me LTE kanë panele 90Hz ndërsa ato 5G 120Hz sipas SamMobile.

Një panel 90Hz nuk është diçka e padëgjuar në segmentin e ulët sepse OnePlus e shet një smartfon të tillë siç është Nord N10 5G. Por në tërësi nuk janë të disponueshme në këtë segment.

SamMobile raporton edhe ca specifika të tjera për A52 5G siç është procesori Snapdragon 720G, ekran 6.5-inç OLED, bateria 4500 mAh dhe karikimi 25W. Pritet që të vijë me Android 11 dhe variantet 6GB RAM/128GB memorie dhe 8GB RAM dhe 256GB memorie.

Sa i përket departamentit të kamerave, A52 5G ka sensor kryesor 64-megapiksel me një 12-megapiksel ultra-wide, një 5-megapiksel macro dhe 5-megapiksel sensor thellësie. Kamera selfie ka sensor prej 32-megapiksel. Smartfoni do të shitet për 450 euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat