Përdoruesit e Apple Maps do të mund të raportojnë incidentet rrugore

Shkencë & Teknologji

Përdoruesit e Apple Maps do të mund të raportojnë incidentet rrugore

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 15:14
Apple Maps

Apple do të integrojë disa prej veçorive që e kanë bërë Waze aq popullor në aplikacionin e vet të hartave Apple Maps.

Funksionet e raportimit të aksidenteve, problemeve në rrugë dhe kontrolleve të shpejtësisë janë aktualisht të disponueshme vetëm në iOS 14.5 beta.

Gjatë përdorimi të funksioneve, duhet të shtypni butonin Report dhe të zgjidhni llojin e raportimit. Madje këtë përdoruesit do të mund ta bëjnë edhe me asistentit virtual Siri.

Ndërfaqja e re është e disponueshme edhe në versionin e hartave të CarPlay. Në të vërtetë këto funksione i kanë pothuajse të gjitha aplikacionet e hartave e ato që ende si kanë adoptuar po i zhvillojnë.

Popullariteti i tyre erdhi nga Waze por janë të disponueshme në Google Maps që prej Prillit 2019. Madje opsionet e Google janë më të shumta si raportimi i aksidenteve, kurtheve të shpejtësisë, trafikut, ndërtimit, mbylljes së korsive, makinave të ngecura në rrugë apo objekteve në rrugë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat