Interneti satelitor i Starlink do të përmirësohet aq shumë sa të përdoret edhe për gaming

Shkencë & Teknologji

Interneti satelitor i Starlink do të përmirësohet aq shumë sa të përdoret edhe për gaming

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:06
Interneti satelitor i Starlink

Starlink, ofruesi i internetit satelitor të kompanisë së Elon Musk SpaceX, do të dyfishojë shpejtësinë e internetit brenda vitit tha Musk në një cicërimë në rrjetin social Twitter.

Aktualisht shpejtësia maksimale e internetit është 50 deri në 150 Mbps dhe Musk thotë se do të arrijë në 300 Mbps.

Edhe pse aktualisht një shpejtësi e tillë nuk është e padëgjuar, është shumë më shpejtë sesa përfitojnë aktualisht zona me dendësi të ulët popullsie.

Madje në një replikë në Twitter, Elon Musk thotë se vonesat e transmetimit do të përmirësohen në 20ms ndërsa aktualisht vonesat luhaten mes 34 deri në 44ms.

Rritja e shpejtësisë dhe përmirësimet e vonesave të transmetimit do të thotë se një linjë e tillë interneti mund të përdoret me lehtësi për gaming.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat