Një panel solar në hapësirë po grumbullon energji që një ditë mund të shpërndahet kudo në botë

Shkencë & Teknologji

Një panel solar në hapësirë po grumbullon energji që një ditë mund të shpërndahet kudo në botë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:33
Foto ilustruese

Shkencëtarët që punojnë për Pentagonin kanë testuar me sukses një panel solar në hapësirë, i cili është ndërtuar si prototip për një sistem të ardhshëm për të dërguar rrymë nga hapësira në çfarëdo pike në Tokë.

Paneli fillimisht u lëshua në maj të vitit të kaluar, i ngjitur në një dron të Pentagonit, të quajtur X-37B, për të grumbulluar energji nga Dielli dhe për ta shndërruar atë në energji elektrike.

Ky panel është i dizajnuar në atë mënyrë që ta përdor më së miri dritën në hapësirë e që nuk depërton në atmosferën e Tokës, duke bërë që të grumbullohen edhe rrezet e katra dhe duke arritur të marrë rreze më të fuqishme sesa ato që arrijnë në Tokë.

Eksperimentet e fundit tregojnë se paneli i vogël, me dimensione 30 centimetra me 30 centimetra, mund të prodhojë 10 vatë energji për transmision, tha Paul Jaffe, një ndër zhvilluesit e projektit. Kjo sasi është pothuajse e mjaftueshme për një tablet, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Kjo njësi ende nuk ka dërguar energji drejtpërdrejt në Tokë, por teknologjia tashmë është provuar. Nëse projekti zhvillohet në sistem të gjerë solar prej disa kilometrash, ai mund të lëshojë rreze që do të mund të shndërroheshin në rrymë në cilëndo pjesë të planetit.

Projekti ambicion është financuar nga Pentagoni, Fondi për Përmirësimin e Aftësive të Energjisë Operacionale dhe Laboratori Kërkimor Detar i ShBA-së në Uashington.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat