Miliarderi kërkon 8 persona për në Hënë

Shkencë & Teknologji

Miliarderi kërkon 8 persona për në Hënë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 08:51
Maezawa Yusaku

Nëse nuk jeni i kënaqur me atë që jeni duke bërë tani, mund të provoni të shkoni në hënë. Këtë ftesë e bën miliarderi Japonez Maezawa për 8 persona, ku shpenzimet i paguan të gjitha ai.

Maezawa Yusaku një miliarder japonez kërkon 8 persona për ta shoqëruar atë në një fluturim turistik për në Hënë në vitin 2023.

Miliarderi ka njoftuar se do të mbulojë te gjitha shpenzimet e turneut DearMoon, duke bërë kështu pasagjerin e parë privat në nje udhëtim të tillë me SpaceX të Elon Musk.

Miliarderi 45 vjeçar me anë të një videomesazhi, ka deklaruar se turneu SpaceX do të jetë një ekspeditë e veçantë pasi ai ka rezervuar të gjitha vendet.

“Kërkoj 8 persona, të cilët do të udhëtojnë me raketën ‘Starship’ të prodhuar nga SpaceX”, ka theksuar ai.

Në një udhëtim që do të zgjasë gjashtë ditë pasi do të duhen tri ditë për të shkuar dhe tri për t’u kthyer.

 Sipas Maezawa ai kishte planifikuar më parë të zgjidhte artistë si këngëtarë, valltarë ose shkrimtarë të njohur në të gjithë botën, por tani mendo se “çdo person që bën diçka krijuese mund të quhet artist”.

“A jeni i kënaqur me atë që po bëni tani? Mund të bëni diçka më të mirë dhe më të madhe duke shkuar në hapësirë? Ftoj këdo që mund të kontribuojë për njerëzimin, pavarësisht nga prejardhja e tij”, ka deklaruar Maezawa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat