Telefoni buxhetor i Xiaomi ka kamër 108-megapiksel dhe ekran OLED 120Hz

Shkencë & Teknologji

Telefoni buxhetor i Xiaomi ka kamër 108-megapiksel dhe ekran OLED 120Hz

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:45
Xiaomi

Xiaomi prezantoi ditën e sotme linjën Redmi Note 10, seritë më të fundit të telefonëve buxhetorë.

Linja e smartfonëve vjen me disa tipare të rangut të lartë por me çmime shumë më të ulëta. Redmi Note 10 Pro është telefoni që bie në sy menjëherë krahas varianteve si Note 10S, Note 10 dhe Note 10 5G.

Ajo që dallon këtë smartfon është ekran 6.67-inç 1080p OLED me frekuencë rifreskimi prej 120Hz.

Note 10 Pro ka kamër kryesore 108-megapiksel së bashku me një ultrawide 8-megapiksel, një telemacro prej 5-megapiksel dhe një sensor thellësie 2-megapiksel.

Specifika të tjera janë procesori Snapdragon 732, 6GB ose 8GB RAM, 64GB ose 128GB memorie, bateri prej 5,020 mAh dhe karikim 33W.

Xiaomi nuk dha detajet e plota të çmimit por varianti që do të shitet në Indi kushton 260 dollarë për 6GB RAM dhe 64GB memorie. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat