Shfletuesi Microsoft Edge tani hapet 41% më shpejtë

Shkencë & Teknologji

Shfletuesi Microsoft Edge tani hapet 41% më shpejtë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 16:58
Edge

Një vit më parë Microsoft tha se shfletuesi Edge do të pajisej me tabe vertikale dhe ja ku kemi mbërritur: Microsoft sot tha se tabet e reja janë të disponueshme për të gjithë.

Përveç ndryshimeve që mund të shihet nga përdoruesit, Edge ka bërë ca ndryshime edhe në sfond të cilat ndihmojnë shfletuesin të hapet më shpejtë.

Në fakt sipas përllogaritjeve të Microsoft shfletuesi hapet 41% më shpejtë. Këtë gjë e ka arritur duke e hapur pjesërisht shfletuesin në sfond ku hyni në Windows dhe në rastin kur e hapni, i gjithë procesi do të jetë më i shpejtë.

Megjithatë përdoruesit mund të zgjedhin ta çaktivizojnë këtë opsion. Ndërsa tabet vertikale janë të disponueshme nga ky moment, rritja e performancës do të vihet re drejt fundit të muajit.

Sa i përket tabeve vertikale shfletuesit e tjerë e kanë ofruar diçka të tillë prej kohësh ose si të integruar ose si shtojcë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat