AMD prezanton kartën grafike Radeon 6700XT, konkurron me Nvidia RTX 3060 Ti

Shkencë & Teknologji

AMD prezanton kartën grafike Radeon 6700XT, konkurron me Nvidia RTX 3060 Ti

Më: 5 mars 2021 Në ora: 20:14
AMD

Në Overwatch dhe Valorant AMD thotë se RX 6700XT ofron 200fps në 1440p. Njëlloj si me kartat e tjera RDNA 2, ray-tracing është i pranishëm. RTX 6700 XT ofron mbështetje për teknologjinë Smart Acess Memory.

Kur AMD prezantoi kartat e para grafike RDNA 2 për kompjuterët në fund të 2020-ës, ju largua strategjisë së zakonshme për të dominuar segmentin e mesëm.

Përkundrazi prezantoi tre karta grafike dizajnuar për të konkurruar me më të mirën që Nvidia ka për të ofruar. Karta më e fundit e AMD i është rikthyer pjesërisht strategjisë së vjetër.

Image

Me çmim prej 479 dollarë, RX 6700XT është 100 dollarë më e lirë sesa RX 6800 dhe hyn mes kartave grafike buxhetore të Nvidia RTX 3060 Ti prej 399 dollarësh dhe RTX 3070 prej 499 dollarësh. Gjithashtu vjen për të pasuar një prej kartave grafike më të rëndësishme të kompanisë vitet e fundit RX 5700 XT.

6700XT ka 40 bërthama përpunuese me frekuencë 2,424 Mhz dhe 12GB RAM GDDR6 me konsum prej 230-vatësh. Si krahasohet me RX 6800? Ka 30 bërthama përpuese dhe 4GB më pak RAM.

Sipas testimeve të AMD, RX 6700XT mund të sigurojë 60fps edhe në lojëra intensive si Cyberpunk 2077 dhe Assassin’s Creed Valhalla në konfigurimin maksimal. Në disa raste tejkalon RTX 3060 Ti dhe RTX 3070 edhe pse lojëra ku ky i fundit e mund ndjeshëm.

Në Overwatch dhe Valorant AMD thotë se RX 6700XT ofron 200fps në 1440p. Njëlloj si me kartat e tjera RDNA 2, ray-tracing është i pranishëm. RTX 6700 XT ofron mbështetje për teknologjinë Smart Acess Memory.

Teknologjia lejon që një procesor të serive Ryzen 5000 të ketë akses të plotë dhe direkt në memorien e kartës grafike RX 6700XT duke ofruar performancë deri në 16% më të lartë në disa lojëra.

Image

Radeon 6700XT do të shitet nga partnerët e AMD si Asus, Gigabyte, MSI dhe XFX nga data 18 Mars. AMD tha se edhe procesorët Ryzen 3000 tashmë mund të përdorin Smart Access Memory.

Megjithatë njëlloj si kartat grafike Nvidia, edhe ato AMD përfshirë RX 6900XT, RX 6800XT dhe RX 6800 ka qenë thuajse e pamundur të gjenden nëpër dyqane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat