NASA: Një asteroid i madh më 21 mars do të kaloj pranë Tokës

Shkencë & Teknologji

NASA: Një asteroid i madh më 21 mars do të kaloj pranë Tokës

Më: 13 mars 2021 Në ora: 06:40
Ilustrim

Asteroidi me gjerësi 900 metra do të kalojë pranë Tokës më 21 mars, por ekspertët pretendojnë se nuk ka asnjë arsye që njerëzimi të shqetësohet.

Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA njoftoi se asteroidi "2001-FO32" do të kalojë pranë Tokës në një distancë prej dy milion kilometrash, e cila është sa pesë herë distanca midis Tokës dhe Hënës.

Ekspertët e NASA-s pretendojnë se nuk ka rrezik që asteroidi të përplaset me planetin tonë, por se do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për astronomët të ndjekin lëvizjen e një trupi qiellor shkëmbor që do të udhëtojë me një shpejtësi prej 124 mijë kilometra në orë.

Kjo është një shpejtësi dukshëm më e lartë se ato të regjistruara gjatë fluturimeve të mëparshme të asteroideve.

Instituti i Teknologjisë në Kaliforni tha se ky është një asteroid që u formua në thellësitë e sistemit diellor dhe se kalimi tjetër i asteroidit pranë tokës pritet në vitin 2052.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat