Aplikacioni PONDER fuqizon të rinjtë e Shqipërisë me mendimin kritik

Shkencë & Teknologji

Aplikacioni PONDER fuqizon të rinjtë e Shqipërisë me mendimin kritik

Më: 31 mars 2021 Në ora: 10:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zhvilluar në kuadër të programit Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve njerëzore në dhe nga Shqipëria, financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me aplikacionin Ponder ju mund të testoni veten përballë informacionit dhe mesazheve që merrni çdo ditë në median sociale dhe tradicionale.

Me sasinë e madhe të informacionit që sot kemi në dispozion falë teknologjisë dhe dixhitalizimit, vlerësimi i kredibilitetit të tij është bërë po aq jetik sa edhe vetë nocioni i të qenurit i informuar.

Në përpjekje për të ngritur kapacitetet njerëzore tek të rinjtë si një forcë aktive në shoqëri përmes edukimit me mendimin kritik, UNICEF dhe ICTSlab kulmuan përpjekjet e tyre disa mujore në këtë drejtim me lançimin e aplikacionit PONDER.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin zëvendës Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit zj. Aspasjana Kongo, përfaqësuesja e ambasadës Britanike në Tiranë zj. Harriet Morgan, përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri z. Roberto di Bernardi dhe bashkëthemeluesi i ICTSlab z. Kushtrim Shala.

Në këtë prezantim të aplikacionit morën pjesë nxënës “Ponderista” siç i quajmë tashmë Ema Mecaj dhe Arbëri Shehu si dhe Pezana Rexha në cilësinë e mentores së këtij projekti.

“Edukimin me mendimin kritik mund ta përshkruaj si një dritare nga e ardhmja dhe mundësi për të qenë konkurrues në tregun e punës nesër,” tha përfaqësuesi i UNICEF z. Roberto di Bernardi.

Ema Meçaj një e re pjesëmarrëse në programin PONDER është një dëshmi e impaktit që fuqizimi i të rinjve me mendimin kritik ka. “Gjatë internshipit në Top-Channel vura në praktikë atë çfarë kisha mësuar në Ponder dhe mu krijua mundësia për tu punësuar në këtë televizion kombëtar.”

Zhvilluar në kuadër të programit Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve njerëzore në dhe nga Shqipëria, financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me aplikacionin Ponder ju mund të testoni veten përballë informacionit dhe mesazheve që merrni çdo ditë në median sociale dhe tradicionale.

“Epoka e internetit dhe dixhitalizimit ku jetojmë sjell shumë mundësi por edhe nevojën që ti qasemi në mënyrë kritike e cila na bën të reflektojmë vazhdimisht ndaj informacioneve që ballafaqohemi,” tha zj. Harriet Morgan.

Aplikacioni Ponder

Me Aplikacionin Ponder ju mund të testoni veten përballë informacionit dhe mesazheve që merrni çdo ditë në median sociale dhe tradicionale.

I përbërë nga pesë seksione: Home, Blog, Video Sistemi i Pikësimit dhe Settings, aplikacioni organizon informacionin në 6 kategori të ndryshme në formën e lojërave si: Art, Lifestyle, Personazhe, Politika, Sporte, Teknologji.

Secila prej kategorive të përmendura ka 3 nën-kategori: Fake News ose Jo, Lajm ose Opinion dhe Reklamë ose jo. Përdoruesit në bazë të informacionin të servirur përzgjedhin alternativën e saktë.

Pasi të kenë mbaruar përgjigjet, do të marrin edhe rezultatin e tyre të pikësimit. Kategoria blog dhe video përmban artikuj dhe video nga Ponderistat.

Aplikacioni mund të shkarkohet në këtë moment nga Play Store dhe App Store. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat