Projekti sekret i Google-it për reklamat

Shkencë & Teknologji

Projekti sekret i Google-it për reklamat

Më: 11 prill 2021 Në ora: 21:09
Google

Në procesin gjyqësor antitrust në Texas, dokumentet nxjerrin që Google-i ka operuar për vite me radhë me një program të fshehtë që përdor të dhëna nga ofertat e kaluara në shkëmbim digjital reklamues të kompanisë për t’i dhënë sistemit të saj të blerjes së reklamave avantazh ndaj konkurrentëve.

E përditshmja, The Wall Street Journal, tregon se programi i njohur si “Project Bernanke nuk u zbulua për publikuesit që shisnin reklama përmes sistemit të blerjes së reklamave në Google.

Në bazë të dokumenteve të procesit gjyqësor, sistemi ka gjeneruar qindra miliona të ardhura çdo vit për kompaninë dhe se ky projekt i fshehtë i ka dhënë Google-it një avantazh të padrejtë konkurrues në krahasim me rivalët e tjerë në treg.

Këto dokumente të paraqitura përbënin një përgjigje fillestare të Google-it ndaj padisë së ngritur, e cila ka akuzuar kompaninë për drejtimin e një monopoli digjital reklamash që dëmtoi si konkurrentët e industrisë së reklamave ashtu edhe publikuesve.

WSJ zbulon se pjesa më e madhe e procesit gjyqësor përfshin ndërveprimin e roleve të Google-it si operator i një shkëmbimi të madh reklamash. Gjithashtu edhe si blerës i reklamave duke i shitur ato në pronat e veta.

Gjykata e Texas-it ka pretenduar se Google-i ka përdorur qasjen te të dhënat nga server-at e reklamave të publikuesve për të drejtuar reklamuesit drejt çmimit që do të nevojitej për të siguruar vendosjen e reklamës.

Ky përdorim i informacionit prej kompanisë ka arritur ta bëjë Google-in pjesë të tregtisë së brendshme të reklamave digjitale kjo për shkak se Google-i dispononte ekskluzive në lidhje me atë që blerësit e tjerë të reklamave ishin të gatshëm të paguanin.

Nga ana tjetër, Google-i e ka pranuar ekzistencën e projektit në përgjigjen e tij dhe ka thënë se detajet e operacioneve të projektit nuk u zbulohen përdoruesve.

Mirëpo, ka mohuar se në dokumente kishte diçka të papërshtatshme mbi përdorimin e informacionit ekskluziv që zotëronte për të informuar ofertat. Kompania e ka krahasuar atë me “të dhënat e mbajtura nga mjetet e tjera të blerjes”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat