Helikopteri që fluturoi për herë të parë në Mars, kapi tani imazhin e parë me ngjyra

Shkencë & Teknologji

Helikopteri që fluturoi për herë të parë në Mars, kapi tani imazhin e parë me ngjyra

Më: 24 prill 2021 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Pra kështu duket pamja kur fluturon në planetin Mars.

Helikopteri Ingenuity kapi imazhin e tij të parë me ngjyra nga 5.2 metra mbi sipërfaqen e Marsit gjatë fluturimit të tij të dytë më 22 prill. Dhe tani, po përgatitet për një fluturim të tretë, i planifikuar për ditën e diel.

Ingenuity fluturoi në mënyrë autonome për gati 52 sekonda gjatë fluturimit të saj të dytë, duke u ngjitur lart (4.9 metra) përmes atmosferës marsiane, raporton CNN.

Imazhi me ngjyra, i shpërndarë të premten nga NASA, është i pari i cili u shkrep nga një mjet ajror derisa ishte lart në sipërfaqen e Marsit.

Marsi ka një të tretën e gravitetit që përjetojmë në Tokë dhe atmosfera është 1 për qind e dendësisë së Tokës në sipërfaqen e saj. Kjo e bën fluturimin e kontrolluar shumë më të vështirë në Mars. Informacioni i mbledhur nga këto fluturime do të informojë motorin e ardhshëm që mund të eksplorojë Marsin dhe planetë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat