Kissinger: Kërcënimet e “apokalipsit” SHBA-Kinë, në rritje prej teknologjisë

Shkencë & Teknologji

Kissinger: Kërcënimet e “apokalipsit” SHBA-Kinë, në rritje prej teknologjisë

Më: 1 maj 2021 Në ora: 12:41
Ish-Sekretari i Shtetit në SHBA

Ish-Sekretari i Shtetit në SHBA, paralajmëron se tendosja e relatave SHBA-Kinë është “problemi më i madh në botë”, ndërkohë që fuqia ekonomike dhe ushtarake e Kinës, është shqetësuese.

Kështu mendon ish-kryediplomati amerikan, Henry Kissinger, mbi një skenar, i cili sipas tij, mund të jetë në kufijtë e një Armageddon-i.

97-vjeçari, i cili në vitin 1971 i shkriu akujt e marrëdhënieve SHBA-Kinë, pretendon se një miks i fuqive ekonomike, ushtarake dhe teknologjike të dy superfuqive, mbartin në vetvete më shumë rrezik se sa lufta e ftohtë me Bashkimin Sovietik.

“Lidhjet me Kinën janë problemi më i madh në botë për amerikanët”, insiston Kissinger-i. “Kjo, sepse, nëse nuk e zgjidhim dot këtë lidhje, atëherë risku ekziston që në të gjithë botën, të zhvillohet një luftë e ftohtë potenciale midis Kinës dhe SHBA-së”.

Këto komente të Kissinger-it, vijnë pas atyre të Sekretarit të Mbrojtjes në SHBA, Lloyd Austin. Ky i fundit, përcaktoi se “mënyra si SHBA-ja do të përqaset ndaj luftërave të ardhshme të mëdha, do të jetë shumë e ndryshme nga të fundit ku ka qenë e përfshirë”.

Por, për Kissinger-in, armët bërthamore, kanë qenë mjaftueshëm shkatërruese për gjithë globin. Zhvillimet në fushën e armëve bërthamore dhe teknologjisë nga të dy shtetet, mund të jenë një rrezik i shtuar drejt një apokalipsi botëror.

“Për herë të parë në histori, njerëzimi ka kapacitetin të shfarosë veten në një afat të caktuar. Kemi zhvilluar teknologji, të një fuqie përtej të imagjinueshmes në 70 vitet e fundit”.

Pikërisht për shkak të kësaj fuqie teknologjike, ai mendon se rreziku bërthamor rritet. Në esencë, është marrëdhënia njeri-makineri. Një “makinjeri” vetë shfarosëse.

“Një konflikt i mundshëm midis fuqive të mëdha teknologjike, do të kishte domethënie të madhe”.

Rasti i referuar nga Kissinger-i, vazhdon të jetë ai i luftës së ftohtë ndaj Bashkimit Sovietik. Ky i fundit, nuk kishte fuqi të mëdha ekonomike, por zotëronte fuqi ushtarake dhe teknologjike.

Për të, dy qasje janë të lejuara për SHBA-në. Të qëndruarit në baza të forta parimore për të kërkuar respektin e Kinës. Ose, të mbajë konstant dialogun dhe mënyrat e bashkëpunimit.

Të dy këto qasje gjithsesi, duhet të jenë bashkërenduese sipas tij.

“Nuk po them se diplomacia do të çojë gjithnjë në rezultate të frytshme. Kemi një detyrë të ndërlikuar përpara. Asnjë nuk ka arritur ta përmbushë plotësisht”.

Nga ana tjetër, Austin-i, e njehson faktin se dy dekadat e fundit, i ka kaluar duke ekzekutuar planet e vjetra të luftës.

“Nuk mund ta parashikojmë të ardhmen”, thotë ai me bindje. “Ajo çfarë duhet të bëjmë me saktësi, është ndërthurja e duhur midis teknologjisë, koncepteve operacionale dhe aftësive”.

Të tre këto të fundit, për Kissinger-in, janë ato që potencialisht, mund të shtyjnë jo vetëm SHBA-Kinë, por gjithë njerëzimin, në një greminë apokaliptike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat