RTX 3050 dhe 3050 Ti sjellin më shumë fps tek laptopët

Shkencë & Teknologji

RTX 3050 dhe 3050 Ti sjellin më shumë fps tek laptopët

Më: 11 maj 2021 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Pritej nga dita në ditë, dhe sot Nvidia tregoi atë që Samsung zbuloi një muaj më parë: ekzistencën e kartave grafike mobile RTX 3050 dhe 3050 Ti.

Kartat e reja vinë me teknologjinë ray tracing dhe funksione të avancuara të inteligjencës artificiale. Ndërsa nuk janë aq të fuqishme sa kartat grafike standarde të Nvidia, ofron një performancë shumë serioze për adhuruesit e lojërave që i kanë vendosur vetes një buxhet.

RTX 3050 dhe 3050 do të zëvendësojnë arkitekturën e vjetër Turing të GTX 1650 Ti. Në Call of Duty: Warzone, Nvidia thotë se RTX 3050 Ti arrin deri në 80fps në 1080p dhe deri në 95fps nëse aktivizoni DLS.

Kjo e fundit e pasqyron lojën në rezolucion më të ulët dhe përdor inteligjencën artificiale për të zmadhuar çdo gjë sikur të ishte format i plotë. Kujtojmë se 1650 Ti arrin rreth 55fps në Warzone. RTX 3050 prodhon 70fps për Outriders ndërsa 1650 Ti vetëm 40fps në 1080p.

Rritja e performancës as që vihej në diskutim megjithatë kartat grafike kanë diçka që i bën më të veçanta: ray tracing që prodhon efekte reale të dritës në lojërat moderne.

Sipas Nvidia mund të luani Control në 1080p dhe ray tracing të aktivizuar dhe DLS në mbi 60fps. Në brendësi RTX 3050 dhe 3050 Ti kanë 2,048 dhe 2,560 bërthama CUDA respektivisht. Modeli desktop RTX 3060 ka plot 3,840 bërthama CUDA.

Të dy kartat grafike kanë 4GB RAM GDDR6 dhe ndërfaqe memorie prej 128-bit. Mbi është aplikuar optimizimi Max-Q, që do të thotë se laptopët e hollë përshtatin performancën në bazë të nevojave.

Njëlloj si GTX 1650 dhe 1660 Ti, kartat e reja RTX do të shfaqen edhe tek laptopë që me profil jo gaming dhe të përdoren për punë profesionale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat