Telefoni i Sharp ka kamerën më madhe vendosur ndonjëherë në një smartfon

Shkencë & Teknologji

Telefoni i Sharp ka kamerën më madhe vendosur ndonjëherë në një smartfon

Më: 18 maj 2021 Në ora: 16:19
Sharp

Leica një prej brendeve më në zë të kamerave dhe partnerët kryesorë të Huawei, ka gjetur një bashkëpunëtor të ri ndërsa kompania Kineze përballet me sanksionet Amerikane që e kanë detyruar të tërhiqet nga tregjet ndërkombëtare.

Kompania Japoneze Sharp prezantoi Aquos R6 në Japoni i cili vjen me një lente me brendin e Leica dhe është sensori më i madh që mund të gjejmë sot në një smartfon.

Me madhësi 1-inç 20-megapiksel, në specifika është i ngjashëm me kamerat e rangut të lartë Sony RX100. Është sensori i dytë 1-inç që arrin të depërtojë tek një smartfon ku i pari u prezantua nga Panasonic në 2014-ën.

Telefoni që i përafrohet më së shumti për nga kamera është Xiaomi Mi 11 Ultra që ka një sensor 1/1.12-inç.

Me hapje f/1.9 është më i gjerë se çdo sensor tjetër prej 19mm. Aquos R6 ka ekran të madh prej 6.6-inç me rezolucion 2730×1260 piksel dhe shkëlqim prej 2000 nits.

Specifikat e tjera janë standard për një flagship të 2021 si procesori Snapdragon 888, 12GB RAM, 128GB memorie dhe bateri 5,000 mAh. Çmimi i smartfonit ende nuk dihet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat