Google prezanton një aplikacion që ndihmon pacientët të identifikojnë problemet në lëkurë

Shkencë & Teknologji

Google prezanton një aplikacion që ndihmon pacientët të identifikojnë problemet në lëkurë

Më: 19 maj 2021 Në ora: 09:08
Google

Google ka prezantuar një aplikacion që përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar të zbulojë gjendjet në lëkurë, flokë dhe thonjtë, bazuar në imazhe të shkarkuara nga pacientët, raporton BBC.

Testimi i “pajisjes ndihmëse për dermatologji”, i zbuluar nga gjiganti i teknologjisë gjatë konferencës vjetore të zhvilluesëve, Google IO, pritet të lansohet më vonë këtë vit.

Aplikacioni ka marrë markën “CE” për përdorim si pajisje mjekësore në Evropë.

Ekspertët e sëmundjeve të kancerit thonë se avancimi i inteligjencës artificiale mund të ndihmojë mjekët të ofrojnë tretmanë më të mirë për pacientë.

Aplikacioni mund të njohë 288 gjendje të lëkurës, por nuk është i dizajnuar si zëvendësim për diagnozën mjekësore apo tretman, ka thënë firma.

Është dashur tri vjet për të zhvilluar këtë aplikacion, ndërsa është bazuar në të dhënat e 65 mijë imazheve të gjendjeve të diagnostikuar, dhe miliona imazhe që tregojnë shenja të njerëzve që janë shqetësuar, dhe mijëra fotografi të lëkurës së shëndoshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat