Procesorët e rinj Intel sjellin frekuenca 5G tek laptopët e hollë

Shkencë & Teknologji

Procesorët e rinj Intel sjellin frekuenca 5G tek laptopët e hollë

Më: 31 maj 2021 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Intel u rikthye fuqishëm në fillim të këtij muaji me lançimin e procesorëve Tiger Lake H të gjeneratës së 11-të ndërsa në Computex 2021 kompania prezantoi një çift të ri procesorësh të serive U të cilët kanë frekuencë deri në 5Ghz.

Specifikisht Intel prezantoi Core i7-1195G7, që është procesori më i fuqishëm i serive U, dhe Core i5-1155G7 i cili bëhet procesori më i fuqishëm Core i5.

Çipet operojnë në rangun 12-28 vat dhe me konfigurime 4/8 bërthama dhe threads. Gjithashtu kanë grafikat e reja Intel Iris Xe.

I7-1195G7 ka frekuencë bazë prej 2.9Ghz dhe turbo prej 5.0Ghz falë teknologjisë Turbo Boost Max 3.0. ndërsa Core i5-1155G7 ka frekuencë bazë prej 2.5Ghz dhe turbo prej 4.5Ghz.

Procesorët e parë me frekuencë bazë prej 5.0Ghz erdhën në 2019-ën tek laptopët. Së bashku me këto modele të reja, Intel zbuloi një modem 5G për laptopët, një kartë M.2 që mund të inkorporohet në dizajnet e laptopëve.

Edhe pse kompania shiti teknologjinë 5G për smartfonët tek Apple, vazhdon përpjekjet në teknologjinë 5G në drejtim të tjera. Modemi i ri është një bashkëpunim me MediaTek dhe Fibocom duke ofruar mbështetje për 5G në frekuencat nën-6Ghz dhe teknologjinë e integruar e-Sim. Laptopët e parë me këtë teknologji 5G vinë drejt fundit të vitit nga Acer, Asus dhe HP.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat