CEO i Microsoft Satya Nadella merr një post të ri

Shkencë & Teknologji

CEO i Microsoft Satya Nadella merr një post të ri

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 17:34
Satya Nadella

Bordi i Microsoft emëroi CEO e kompanisë Satya Nadella edhe si kryetar i bordit drejtues duke u bërë personi i parë që mban të dy rolet që prej bashkëthemeluesit Bill Gates i cili u largua nga pozicioni i ekzekutivit në vitin 2000.

Ndryshimi është një vlerësim për rolin që Nadella ka luajtur në rivitalizimin e gjigantit të teknologjisë. Gjatë rrugëtimit të tij 7 vjeçar si CEO, Microsoft ka vënë re një rritje të fortë të shërbimeve cloud Azure, divizioneve të produktivitetit dhe gaming.

Gjatë kohës së Nadella janë realizuar blerje si Minecraft, Linkedin, GitHub dhe së fund gjigantin e gaming ZeniMax.

Sot Microsoft është kompania e dytë më me vlerë në botë pas Apple me 1.9 trilionë dollarë vlerë tregu.

Sipas Financial Times dhe The Wall Street Journal, ndryshimi në bordin e kompanisë u pa një lëvizje e natyrshme falë lidershipit të demonstruar nga Nadella, një emërim i diskutuar të paktën që prej vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat