E ardhmja distopike ku punësohesh dhe largohesh prej punës nga një aplikacion

Shkencë & Teknologji

E ardhmja distopike ku punësohesh dhe largohesh prej punës nga një aplikacion

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Në fillim ishim në ankth për hyrjen e robotëve në fuqinë punëtore për shkak të zhdukjes së mundshme të punës manuale. Na u tha se robotët do të merrnin nën kontroll fabrikat, se do të drejtonin makinat dhe kamionët tonë, dhe se do të bënin çdo punë për të cilën njerëzit janë punësuar ta bëjnë. Shpejt u pa se autopilotët drejtonin makinat po aq mirë sa macja ime kur është e dehur apo kur qeni i mikut tim humbet nën tavolinën e kuzhinës e në përpjekje për të dalë nga tyre na sugjeron se njerëzit ende janë të nevojshëm të paktën për momentin.

Përkundrazi robotët nuk janë këtu për të zëvendësuar këtë nivel të ulët me pagesa të vogla dhe pune me vlerë të ulët. Ata janë këtu për të qëndruar diku në mes, për të na monitoruar dhe përgjuar, punësuar dhe shkarkuar nga puna. Kohët e fundit Amazon kishte zëvendësuar punonjësit e burimeve njerëzore me inteligjencë artificiale për të përcaktuar kur një punonjës duhet të largohet nga puna. Nuk ka negociata në këtë mes, as një njeri për të tentuar ti vidhni zemrën. Është vazhdimi më i mërzitshëm i mundshëm i Terminatorit, ku robotët nuk janë këtu për t’ju vrarë ose për t’ju skllavëruar por përkundrazi për t’ju dërguar një mesazh se nesër nuk keni pse të dilni më në punë.

Sipas një raporti të Bloomberg, punonjësit Flex, të cilët janë punonjës të kontraktuar pa të drejtat e plota që gëzojnë punonjësit me kohë të plotë, po punësohen e largohen nga puna përmes një aplikacioni. Një program softuerik monitoron çdo punonjës për të përcaktuar nëse po punojnë mjaftueshëm shpejtë, nëse po drejtojnë makinën me siguri të lartë, apo nëse po arrijnë normën e tyre me efikasitet. Fakti se ky softuer mund të ketë probleme pafund, se ndëshkon punonjësit të cilët kanë ngelur në trafik dhe për gjëra që nuk është faji i tyre, nuk përbën aspak problem për Amazon. Punonjësit shpeshherë ishin ankuar për monitorim të padrejtë dhe mungesën e supervizorëve njerëz por Amazon e ka mbajtur këtë sistem.

Dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse. Jeff Bezos, i cili na premton vazhdimisht se do të largohet nga Toka në drejtim të hapësirës por që ka mbetur ende në mesin tonë, beson se të gjithë punonjësit janë dembelë. Të paktën këtë gjë e kanë shprehur disa herë e madje me zë të lartë në mënyrë që të mos shtyjmë veten drejt spekulimeve. Njeriu i cili dizajnoi magazinat e Amazon është i bindur se sistemet e kompanisë kanë për qëllim të promovojnë ndërrimin e shpeshtë të punonjësve, duke qenë se punonjësit afatgjatë kanë për tendencë të zënë rehati dhe më pak të etur për të punuar.

Dëshpërimi është thelbësor. Kur qeniet njerëzore janë të pasigurta rreth gjërave që po u ndodhin, ose ndihen në një rrethanë që i bën të ndihen të humbur në lidhje me pasojat e veprimeve të tyre, shkakton ankth dhe depresion. Na bën që të jemi supersticiozë dhe në kërkim të shpresës se mund të rikrijojmë kushtet dhe rrethanat mbi të cilat dikur shpërbleheshim.

Ky sistem funksionon për Amazon sepse Shtetet e Bashkuara kanë një numër të lartë punonjësish me pagesa të ulëta dhe që ndihen të pasigurtë. Bezos dhe njerëzit si ai mendojnë se ka një furnizim të pakufishëm me njerëz në dispozicion për tu punësuar e larguar nga sistemet e tyre.

Kushtet e tmerrshme të drejtuesve të dërgesave kanë pushtuar titujt e lajmeve prej vitesh por Amazon nuk ka pasur vështirësi të mbushë këto boshllëqe të fuqisë punëtore edhe në rastet kur makinat vidheshin apo kur drejtuesit sulmoheshin. Në një letër të hapur për Bezos vitin e kaluar, Abe Collier shkruante për eksperiencën e tij të punës si një shofer dërgesash pranë Amazon dhe presionet që hasej gjatë një dite normale pune: dehidratimi i qëllimshëm i vetes për shkak të mungesës së banjove, kanosjes fizike dhe pritshmërive jo reale për shpejtësinë e dërgesave. Por Collier dëshironte gjithashtu ta bënte të qartë se ishte mirënjohës për mundësi që ju dha që të keqtrajtohej në atë mënyrë. Madje nuk arriti dot as të përfitonte nga mbështetja financiare e papunësisë dhe gjatë pandemisë ishte i dëshpëruar për të siguruar të ardhura. Shumë punonjës ishin mirënjohës për punën, sepse më mirë të paguheshin pak sesa fare. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat