Bashkimi Evropian propozon aplikimin e ligjeve të parasë mbi transfertat e kriptomonedhave

Shkencë & Teknologji

Bashkimi Evropian propozon aplikimin e ligjeve të parasë mbi transfertat e kriptomonedhave

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 14:17
Bashkimi Evropian

Ndryshimet e propozuara në ligjin Evropian mund të detyrojë kompanitë të cilat transferojnë bitcoin apo kripto-asete të tjera të grumbullojnë informacione rreth marrësi dhe dërguesit.

Ndryshimet ligjore synojnë ti bëjnë transaksionet lehtësisht më të gjurmueshme tha Komisioni Evropian dhe kështu të bllokohet pastrimi i parave apo financimi i terrorizmit.

Rregullat e reja nuk lejojnë përdorimin e portofolëve anonimë të kriptoaseteve. Megjithatë propozimet mund të marrin deri në dy vite përpara se të bëhen ligj.

Komisioni kërkon që transfertat në kripto-asete tu nënshtrohen të njëjtave ligje kundër pastrimit të parave si transfertat në para. Ndërsa disa ofruese të kripto-aseteve mbulohen nga rregullat kundër pastrimit të parave, propozimet e reja do të bëjnë që këto rregulla të aplikohen mbi tërë sektorin e kripto-aseteve.

Nën propozimet e reja një kompani detyrohet të marrë informacione nga konsumatorët si emri, adresa, datëlindja, numri i llogarisë dhe emri i marrësit.

Ekspertët thonë se kemi të bëjmë vetëm me aplikimin e ligjeve të vjetra edhe mbi kripto-asetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat