Shkaktohet alarm pas tymit të raportuar në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar

Shkencë & Teknologji

Shkaktohet alarm pas tymit të raportuar në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Alarmet u aktivizuan në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar pasi ekuipazhi raportoi tym dhe erën e plastikës së djegur.

Sipas medieve të huaja, incidenti u raportua në modulin Zvezda i ndërtuar nga Rusia, që siguron hapësira jetese.

Stacioni i vjetër i hapësirës ka pësuar një numër dështimesh gjatë viteve dhe një zyrtar rus paralajmëroi kohët e fundit për pajisjet e vjetruara dhe sistemet e dështuara.

Këto përfshijnë rrjedhjet e ajrit, motorët e prishur dhe çarje.

Agjencia hapësinore ruse, Roscosmos, tha më vonë se të gjitha sistemet ishin kthyer në normalitet.

Tymi u identifikua gjatë rimbushjes së baterive të stacionit, tha agjencia, dhe ekuipazhi tani ishte kthyer në “stërvitje të rregullt”.

Era e djegur e plastikës u raportua se ishte përhapur nga pjesa ruse në segmentin amerikan.

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, tha se një shëtitje në hapësirë e planifikuar për më vonë të enjten, përsëri do të vazhdonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat