​Raketa e re gjigante e NASA-s përgatitet për lansim drejt Hënës

Shkencë & Teknologji

​Raketa e re gjigante e NASA-s përgatitet për lansim drejt Hënës

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Raketa që NASA po përgatit për një udhëtim tjetër në Hënë, mbërriti sot në platformën e nisjes përpara fluturimit të saj debutues, i cili është planifikuar për më pak se dy javë.

Raketa e gjatë 98 metra, ka lënë hangarin e saj të madh të martën vonë në mbrëmje, dhe fluturimi i ardhshëm do të jetë gjithashtu imazhi i parë i Hënës në programin Artemis të NASA-s.

Kapsula do të niset më 29 gusht dhe do të fluturojë rreth Hënës në një orbitë të largët për disa javë para se të kthehet dhe të bjerë në Oqeanin Paqësor.

I gjithë fluturimi duhet të zgjasë gjashtë javë dhe kapsula nuk do të ketë një ekuipazh në majë të raketës, por vetëm tri kukulla plot me sensorë për të matur rrezatimin dhe dridhjet.

NASA synon të fluturojë në orbitën hënore me astronautët në dy vjet dhe të zbarkojë një ekuipazh njerëzor në Hënë që në vitin 2025.

Raketa Space Launch System është 12 metra më e shkurtër se raketat Saturn V të përdorura gjatë epokës Apollo gjysmë shekulli më parë, por është shumë më e fuqishme dhe më e sofistikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat