8 shpikje të hershme, ca prej të cilave do t’ju *tmerrojnë*

Shkencë & Teknologji

8 shpikje të hershme, ca prej të cilave do t’ju *tmerrojnë*

Më: 24 janar 2023 Në ora: 11:02
Ilustrim

Ndërsa disa teknologji kanë përmirësuar jetën e miliona njerëzve, ka edhe teknologji të tjera që duken paksa të frikshme. Hidhini një sy shpikjeve më të çuditshme të së kaluarës, që debutuan me shpresa të mëdha, por ose u lanë në harresë, ose u rikrijuan në forma më praktike për njerëzit, vite më vonë.

1.   Makineri perm

Flokët kaçurrelë kanë qenë gjithnjë të dëshiruar në vitet 1920 dhe 1930. Kjo makineri e komplikuar ishte e vetmja zgjidhje për gratë atëherë.

Klientët lidheshin me makinerinë dhe parukierja siguronte pjesëza flokësh me një kapëse metalike. Për të bërë flokë me onde më pas, makineria përdorte ujë, kimikate dhe nxehtësi.

2. Mikrometër bukurie

Mikrometri i bukurisë me pamje ekstravagante është një nga shpikjet më torturuese të të gjitha kohërave, në lidhje me bukurinë. Mikrometri përdorej për të zbuluar kënde josimetrike, sytë dhe gjithçka në fytyrën e një personi që dikur konsiderohej si e gabuar. Pajisja u përdor për të ndihmuar grimierët e asaj kohe të performonin më mirë, duke nxjerrë në pah pikat ku duhej grimi.

3. Maskë elektrike bukurie

Kjo maskë gome-elektrike mund të mos na duket edhe aq e huaj, pasi sot kemi shumë të ngjashme, të cilat përdorin drita LED. Megjithatë, ky mjet elektrik bukurie përdorte mbështjellje të nxehta, të cilat kishin për qëllim të hiqnin rrudhat dhe të përmirësonin elasticitetin e lëkurës.

4. Krijues vrimash në faqe

Dizajni i kësaj vegle është mjaft i thjeshtë — ai përbëhet nga 2 pulla të lidhura me susta që shtypin faqet e kujtdo që e përdor. Kjo metodë e krijimit të gropëzave në faqe dukej mjaft premtuese në atë kohë, por rezultoi të ishte një dështim. Fatkeqësisht, gropëzat janë gjenetike dhe kjo makineri s’e ndryshoi dot këtë fakt! Sot, ekzistojnë procedura që mund të realizojne “gropëza false” të faqeve.

5. Tharëse flokësh

Tharëset u shpikën në fund të shekullit të 19, kur njerëzit mendonin se sa më e madhe të ishte një pajisje, aq më mire do të funksiononte. Parukierët përdornin tharëse gjigante flokësh për klientët e tyre. Këto tharëse ishin të palëvizshme dhe ndonjëherë kishin një tip helmete që mbulonte kokën, fytyrën.

6. Makineri dobësimi

Atëherë besohej se nëse fusje këmbët në këtë pajisje, ato do të dobësoheshin. Këto lloj makinerish përdoreshin kryesisht nga gratë si metodë për humbje peshe. E njëjta lloj makinerie ekzistonte edhe për zona të tjera si barku etj.

7. Dinasfera Purves

Dynasphere (Dinasfera) ishte një automjet i projektuar me një rrotë që vinte në të dy versionet, elektrike dhe me gaz.

8. Kafaz për fëmijë me dritare

Kafazet e foshnjave u shpikën në vitin 1922 me qëllimin e vetëm për të forcuar foshnjat e për t'i ndihmuar ata të përballonin më mirë ftohjet e zakonshme. Mendohej se foshnjat zhvillonin një imunitet të caktuar ndaj sëmundjeve të lehta nëse ekspozoheshin ndaj temperaturave të ftohta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat