Sot lëshohet “Terran 1”, raketa e parë e “printuar në 3D” në botë – ajo bën nisjen për misionin e saj të parë për orbitë

Shkencë & Teknologji

Sot lëshohet “Terran 1”, raketa e parë e “printuar në 3D” në botë – ajo bën nisjen për misionin e saj të parë për orbitë

Më: 8 mars 2023 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Një raketë e krijuar nga një printer-3D e ndërtuar nga një kompani me bazë në Kaliforni pritet të bëjë nisjen për misionin e saj të parë për orbitë të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, Raketa Terran 1, rreth 35 metra e gjatë, 85 për qind e së cilës ishte fabrikuar nga një printer 3D, ishte vendosur të ngrihej nga një bazë e Forcës Hapësinore të Shteteve të Bashkuara në Cape Canaavay.

Josh Brost, nënkryetari i lartë i të ardhurave të Relativity Space e quajti Terran 1 “deri tani strukturën më të madhe të shtypur 3D ndonjëherë”.

Raketa me nofkën GLHF për “Good Luck, Have Fun” (Fat të mirë, argëtohuni) -nuk do të mbajë një ngarkesë tregtare, pasi është një fluturim inaugurues.

Siç bëhet e ditur, kanë kaluar shtatë vjet që kompania të arrijë në këtë nisje, dhe suksesi nuk është i garantuar.

Procesi i “printimit 3D”, i përdorur gjerësisht në industri të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat