Shkencëtarët në kërkim të mënyrave të reja për trajtimin e sëmundjeve

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët në kërkim të mënyrave të reja për trajtimin e sëmundjeve

Më: 20 maj 2023 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Prof Paul Elliott, epidemiolog në Shkollën e Shëndetit Publik, Kolegji Imperial në Londër, ka treguar se sasia e madhe e skanimeve të vullnetarëve do të përmirësonte të kuptuarit se si gjenet dhe mjedisi ynë ndikojnë në rrezikun e sëmundjes. “Ai bazohet në aftësinë e NHS-së për të ndjekur njerëzit përmes të dhënave të tyre shëndetësore, me pëlqim, dhe është një shembull kryesor i përfitimeve të kërkimit të financuar nga publiku”, ka shtuar ai

Projekti më i madh në botë i imazheve të krejt trupit është vendosur të skanojë trurin dhe trupin e 60 mijë vullnetarëve në Mbretërinë e Bashkuar për të gjetur mënyra të reja për trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Duke parë se si plaken trupat, studimi mund të ndihmojë në parashikimin e atyre që kanë më shumë gjasa të zhvillojnë demencë ose kancere të ndryshme.

Studimi tashmë ka çuar në një test gjenetik për njerëzit e lindur me një rrezik në rritje të sëmundjeve koronare të zemrës.

Unë isha vullnetari i parë që u skanova nëntë vjet më parë dhe jam kthyer për më shumë.

Gjithçka nga truri im, tek zemra, sytë dhe dendësia e kockave do të analizohen për herë të dytë.

Ashtu si unë, të gjithë vullnetarët janë pjesë e UK Biobank-ut dhe studiues në më shumë se 90 vende po përdorin bazën e të dhënave për studime të lidhura me shëndetin.

Pasja e dy grupeve të imazheve me MRI shumë të detajuara dhe të densitetit të kockave për mijëra njerëz, të marra disa vjet larg njëri-tjetrit, mund të hapë mundësi të reja të mëdha për zbulimin dhe parandalimin e sëmundjeve si demenca, kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Kryeshkencëtarja Naomi Allen ka thënë për BBC-në se studiuesit do të jenë në gjendje të shikojnë ndryshimet në organet tona ndërsa plakemi, që do të ndihmojnë në zhvillimin e biomarkerëve të sëmundjes, ndoshta shumë vjet përpara një diagnoze klinike dhe simptomave.

Do të ketë gjithashtu shumë njohuri të tjera të mundshme nga hulumtimi.

Mund të zbulojë gjithashtu se kush do t'u përgjigjet më mirë trajtimeve dhe pse disa njerëz duket se janë shumë më “elastikë” ndaj sëmundjeve të caktuara se të tjerët, ka theksuar prof Paul Matthews, kreu i kërkimit të demencës në Mbretërinë e Bashkuar në Imperial College London dhe kryetar i Grupit të Punës të Imazherisë për UK Bionank.

Çfarë është UK Biobank?

E lansuar për herë të parë në vitin 2006, UK Biobank u përcaktua të jetë studimi më gjithëpërfshirës i shëndetit të vendit.

Ai ka regjistruar gjysmë milioni të rritur - përfshirë mua - për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore, për t’iu përgjigjur pyetjeve të shëndetit dhe stilit të jetesës dhe për të dhuruar mostra gjenetike, për t’u ruajtur dhe studiuar për dekada.

Të gjithë pjesëmarrësve iu është sekuencuar gjenomi - e gjithë ADN-ja e tyre.

Pjesa e imazhit të projektit filloi në vitin 2014 dhe përfshin skanime të detajuara të trurit dhe pjesës tjetër të trupit.

Të gjitha të dhënat e mbledhura janë anonime dhe zakonisht nuk ka reagime për pjesëmarrësit. Pra, çfarë është në të për ata dhe për mua?

Marian Keeling, 67 vjeç, e përmblodhi kështu: “Ka njëfarë mase altruizmi dhe është paksa si dhurim gjaku, diçka që ju e bëni atë për shokun tuaj”.

Vullnetarja tjetër Mary Wilson, 81 vjeçe, theksoi të njëjtën gjë: “Do të ndihmojë brezat e ardhshëm dhe do të ndihmojë shërbimin shëndetësor. Sa më gjatë të qëndroni të shëndetshëm, aq më mirë është”.

Baza të tjera të të dhënave biomjekësore ekzistojnë, por ato janë ose më të vogla, ose nuk kanë funksionuar për aq kohë sa UK Biobank.

Tashmë ka filluar të ndihmojë në informimin e mjekësisë.

Më shumë se 7.000 punime të rishikuara nga kolegët janë botuar, gati një e treta e atyre vetëm vitin e kaluar, duke treguar se si vlera e tij shkencore po rritet me kalimin e kohës.

Në vitin 2018, studiuesit krijuan një test gjenetik për të zbuluar njerëzit e lindur me një rrezik të shtuar të sëmundjes koronare të zemrës duke analizuar të dhënat gjenomike nga UK Biobank.

“Nëse kombinoni të gjithë variacionin tuaj gjenetik në gjenomin tuaj, çdo variacion ka një efekt të vogël, por të marra së bashku, disa individë kanë një rrezik mjaft të madh gjenetik për të zhvilluar sëmundje të zemrës ose për të zhvilluar lloje të ndryshme kanceresh që thjesht nuk i dinim më parë”, ka theksuar prof Allen.

Prof Paul Elliott, epidemiolog në Shkollën e Shëndetit Publik, Kolegji Imperial në Londër, ka treguar se sasia e madhe e skanimeve të vullnetarëve do të përmirësonte të kuptuarit se si gjenet dhe mjedisi ynë ndikojnë në rrezikun e sëmundjes.

“Ai bazohet në aftësinë e NHS-së për të ndjekur njerëzit përmes të dhënave të tyre shëndetësore, me pëlqim, dhe është një shembull kryesor i përfitimeve të kërkimit të financuar nga publiku”, ka shtuar ai.

Elliott ka treguar se UK Biobank ishte bërë “standardi i artë” ndërkombëtarisht për këtë lloj studimi.

Projekti i imazherisë financohet nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore, Wellcome Trust, British Heart Foundation dhe Dementias Platform UK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat