Ideal Rafuna nga Prishtina po shënon suksese në SHBA 

Shkencë & Teknologji

Ideal Rafuna nga Prishtina po shënon suksese në SHBA 

Më: 25 maj 2023 Në ora: 14:29
Ideal Rafuna

Në çdo sferë vazhdojnë sukseset e studentëve shqiptarë, si në Evropë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e deri në Australinë e largët. 

Me suksese të plota po vazhdon edhe i riu nga Prishtina Ideal Rafuna, i cili ka kryer me sukses të shkëlqyeshëm studimet bachelor në Clarkson University, New York, SHBA, në drejtimin Aerospace Engineering (Inxhinieria e Hapsirës Ajrore).

Nga ana tjetër, z. Rafuna ka qenë edhe president i ekipit të fakultetit për një kompeticion të zhvilluar për NASA, NASA RASC-AL competition. 

Pas përfundimit të studimeve bachelor, Ideali është pranuar në studimet master në “University of Illinois”, universitet prestigjioz, i ranguar në vendin e shtatë për drejtimin Aerospace Engineering në SHBA.

Djaloshi nga Prishtina është krenar që tanimë është pjesë e inxhinierisë së hapësirës ajrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat