Rikthehet Facebook, pasi ra nga sistemi

Shkencë & Teknologji

Rikthehet Facebook, pasi ra nga sistemi

Më: 5 mars 2024 Në ora: 16:41 Përditësuar në ora: 18:10 më 05.03.2024
Ilustrim

Rikthehet Facebook, pasi ra nga sistemi

Facebook, Instagram dhe Threads për rreth 30 minuta kanë rënë nga sistemi të martën.

Aktualisht, rrjeti social Facebook është duke punuar për disa përdorues, pasi fillisht shkyçi ata nga llogaritë e tyre.

Ndërkaq, siç u raportua më herët, tri platformat në pronësi të kompanisë META ranë sot nga sistemi plotësisht.

Facebook fillimisht shkyçi përdoruesit që më pas, nuk mund të hynin në llogaritë e tyre.

Instagram po ashtu nuk punoi për disa përdorues, ndërsa edhe Threads ka rënë nga sistemi plotësisht.

Kur hapej ky aplikacion, paraqitej mesazhi: “Na falni, diçka shkoi gabim. Provoni sërish”.

Bie Facebooku, Messengeri e Instagrami

Facebooku, Messengeri e Instagrami, rrjetet sociale që janë në pronësi të Metas, janë jashtë përdorimit tash e disa minuta të martën.

Përdoruesve u janë mbyllur llogaritë në të tria rrjetet sociale.

Pasi provojnë të kyçen sërish, përdoruesve u del mesazhi “passwordi është i gabuar”. 

Raportohet se është problem global. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat