NASA konfirmon fluturimin e parë për në ISS pas evakuimit mjekësor historik

Shkencë & Teknologji

NASA konfirmon fluturimin e parë për në ISS pas evakuimit mjekësor historik

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Katër astronautë të ekuipazhit Crew-12 do të ngrihen më 11 shkurt me raketën Falcon 9 të Spacex për të rivendosur ekuipazhin prej shtatë anëtarësh të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), pas evakuimit urgjent mjekësor të Crew-11, njofton NASA.

SpaceX kishte pezulluar përkohësisht fluturimet e Falcon 9 për të hetuar një “dështim të motorit të fazës 2”, por anija kozmike ka marrë lejen për t’u rikthyer në fluturim.

Crew-12 do të zëvendësojë ekuipazhin aktual minimal prej tre astronautësh.

Ndërsa NASA nuk ka dhënë detaje mbi problemin shëndetësor që shkaktoi ndërprerjen e misionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat